Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.
Në profilin e tij në X, ai tha se zhvillimet e fundit në Kosovë janë prapakthim serioz dhe shtoi se vendi po përballet me një pasiguri të re politike.
“Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Ky është një prapakthim serioz. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, tha ai,
Të enjten ka dështuar seanca për zgjedhjen e Presidentit, për shkak se në Kuvend nuk pati kuorum.
Për rrjedhojë, Presidentja Vjosa Osmani, gjatë një konference të sotme për media, tha se u detyrua të nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar kështu vendin në zgjedhje të reja.
