Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.
Përmes një postimi në platformën X, Terras ka thënë se me shmangien e zgjedhjeve të parakohshme, prioritetet duhet të jenë institucionet stabile, sundimi i ligjit dhe përparimi i Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike. Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta intensifikoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën e vendit drejt BE-së”, ka shkruar Terras.
Në një tjetër postim, Terras e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në pozitën e Presidentes, duke shprehur gatishmërinë për ta takuar atë.
