Para pak minutash ka nisur Testi i Maturës.
E edhe këtë vit, ashtu si vitet tjera, problematikë kryesore po është kopjimi me anë të telefonëve, shkruan lajmi.net.
Testet e maturës janë shpërndarë me të madhe në rrjete sociale.
Edhe në “Viber” janë krijuar grupe të veçanta ku maturantët po i dërgojnë me të madhe testet dhe përgjigjet e pyetjeve.
Kjo dëshmon se kontrolli për telefonë lë për të dëshiruar, ani pse përdorimi i tij gjatë provimit është i ndaluar.