Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.146 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 356 raste pozitive.
Janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat:
Kamenicë 2 raste (88, 74 vjeç),
Ferizaj 1 rast (69 vjeç),
Gjilan 1 rast (73 vjeç),
Mitrovicë 1 rast (59 vjeç),
Pejë 1 rast (58 vjeç),
Prishtinë 1 rast (35 vjeç),
Prizren 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes.