Tetë të vdekur nga COVID-19, rekord i ri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 12 mijë e 666 mostra, nga të cilat 2 mijë e 279 kanë rezultuar pozitive.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona.

MSh ka njoftuar se deri më sot 234 mijë e 731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 18.287.

Related Articles