Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Në rrugën Yll Morina në Gjakovë, ku një person është therur me thikë nga një person tjetër.

Sipas informacioneve të para, viktima është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e plagëve të marra nga arma e mprehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.

Ndërkaq, personi i dyshuar në lidhje me rastin tashmë është arrestuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “vrasje në tentativë”.

Related Articles