Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar dy persona të dyshuar pas një incidenti të ndodhur më 09.06.2026, rreth orës 10:10, në rrugën “Mulla Idrizi” në qytetin e Gjilanit.
Lajmin e ka konfimruar, Policia e Gjilanit.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se janë përfshirë në një mosmarrëveshje mes vete, ku njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar tjetrin me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
I lënduari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se të dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
