Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Policia thotë se për këtë është arrestuar një person.

“Sot rreth orës  22 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar.”, thotë Policia e Kosovës.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të rastit. Gjendja shëndetësore e të miturit pritet të konfirmohet nga mjekët.

Related Articles