Sot (e enjte) rreth orës 14 :00, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë.
Pas pranimit të informatës policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima, një mashkull rreth 25 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar policia për Gazetën Enigma.
Ndërkohë, lidhur me rrethanat e këtij rasti, Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndërsa ende nuk është raportuar për të arrestuar.
/Gazeta Enigma/