Dy persona të dyshuar janë arrestuar dje në fshatin Vitomiricë të Pejës pas një mosmarrëveshje ka ardhë deri të sulmi me thikë, deri sa lëndime trupore ka marrë edhe një person tjetër, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë.
“Vitomiricë, Pejë 26.11.2021-13:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar dhe gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe njëri i dyshuar, ata kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar, rasti vazhdon të hetohet” thuhet ne raportin e Policisë.