Therje me thikë në Vushtrri: 25-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, arrestohen të dyshuarit

Therje me thikë në Vushtrri: 25-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital, arrestohen të dyshuarit

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një incident në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri ku për motive akoma të panjohura, një 25-vjeçar është therur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.

Dy personat e dyshuar kanë rënë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhen në mbajtje.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se të dyshuarit B.H., dhe S.G., fillimisht kanë pasur një mosmarrëveshje momentale me viktimën, të cilin më pas gjatë përleshjes njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe e ka sulmuar.

Si pasojë e plagëve, viktima u dërgua në spital për trajtim mjekësor, kurse njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Në anën tjetër, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohen.

Ndaj tyre, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshëm ligjore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles