Drenicaku përfundon në Polici, denoncohet nga gruaja për dhunë fizike e psikike

Drenicaku përfundon në Polici, denoncohet nga gruaja për dhunë fizike e psikike

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre.

Raste të tilla kanë ndodhur së fundmi në një familje në Skenderaj, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se gruaja ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u ballafaqua me burrin e saj, i cili ka shkaktuar frikë dhe shqetësim.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që ndaj tij të nisin hetimet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Related Articles