Thirren ministrat, në 10:00 mbahet një mbledhje e Qeverisë

Thirren ministrat, në 10:00 mbahet një mbledhje e Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit. Në rend dite janë 12 pika.

Në rend dite është shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023 (ZKM).

Poashtu, në Qeveri sot do të shqyrtohet Projekt-udhëzimi Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe hapësirave tjera të ngjashme (MPB).

Related Articles