Thirret seancë urgjente në Komunën e Gjilanit, kjo është arsyeja

Thirret seancë urgjente në Komunën e Gjilanit, kjo është arsyeja

Në Komunën e Gjilanit është paraparë të mbahet seancë urgjente, raporton Gazeta Enigma.

Kushtrim Kadriu , kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit ka bërë me dije se në cilësinë e tij nga kjo pozitë dhe bazuar në kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, ka ftuar një seancë urgjente të Kuvendit Komunal, me temë diskutimi çështjen e vijës kadastrale në lagjen Dardania.

“Kjo çështje ka një rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët e komunës sonë, pasi ndikon drejtpërdrejt në të drejtat pronësore, planifikimin hapësinor dhe zhvillimin urban të qytetit”, ka thënë Kadriu.

Related Articles