Performanca e jashtëzakonshme e Shqipërisë në fillimin e dy ndeshjeve të EURO 2024 deri më tani, ka bërë që tifozët nga vende të ndryshme ta krahasojnë atë me Brazilin e Spanjën, në epokat e tyre legjendare, shkruan Gazeta Enigma.
Në postimet e shpërndara në rrjetin social X, shihet teksa tifozët shpërndajnë video të Spanjës së viteve të para të 2010-ës, kur në klub ishin lojtarë si Alonso Xavi, Poyol e Iniesta, me mbishkrimin “Shqipëria në 15 minutat e para të çdo ndeshjeje”.
Një krahasim i njëjtë u bë edhe me kombëtaren e Brazilit, ku lojtarët shqiptarë krahasohen me ata si Ronalo e Ronaldinho.
Postime të tilla kanë mbledhur me mijëra pëlqime, pasi Shqipëria i shënoi gol në minutën e parë Italisë në ndeshjen e parë, ndërsa po ashtu sot i shënoi Kroacisë në minutën e 11’. /Gazeta Enigma
Albania's first 15 mins of every Euro game pic.twitter.com/N7YcIpyqqQ— Spooky (@FCBSpooky_) June 19, 2024
Albania the first 10 minutes of every Euro gamepic.twitter.com/0nLkKPx2bn— Martin VII (@Nedao454) June 19, 2024