Tifozët e Olympiacosit duket se e kanë marrë shumë afër zemrës humbjen nga AEK-u i Athinës në derbin e futbollit grek.
Pas ndeshjes, tifozët e Olympiacosit, i cili humbi 1:3 në xhiron e 31-të, përfunduan në fushë duke shkaktuar trazira.
Tifozët e revoltuar dëshironin të futeshin edhe në dhomat e zhveshjes për t’i sulmuar fizikisht lojtarët e tyre, por që policia greke e pamundësoi një gjë të tillë.
Në stadium nuk munguan as mjetet piroteknike, të cilat e bënë fushën një mjegull përkohësisht.
Siç dihet, në Olympiacos luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Zymer Bytyqi dhe Pajtim Kasami.