Në prag të Kampionatit Evropian, kombëtarja e Serbisë ka zhvilluar stërvitjet në Augsburg të Gjermanisë.
Pak para nisjes së stëtrvitjeve, me të mbërritur në hotel, serbët u pritën nga një grup tifozësh shqiptar të cilët kishin lëshuar muzikë shqipe dhe e kishin bërë shqiponjën në drejtim të tyre.
Ndërkaq më vonë gjatë kohës sa ata ishin brenda stadiumit, nga tribunat e tifozëve është hedhur një mjet pirotekntik, mirëpo ende është e paqartë nëse incidenti ka motive politike, ka bërë të ditur Bild, transmeton Gazeta Enigma.