Kristiano Ronaldo do të kthehet përsëri si i “shtëpisë” në “Old Traford”, një stadium ku u bë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror, kur nën drejtimin e Aleks Ferguson dominonte futbollin anglez dhe shkonte deri në majat e atij europian me Mançester Junajtid. Por 24 orë më parë, të gjithë ishin të bindur se e ardhmja e tij do të ishte te Mançester Siti.
Një tradhti e madhe të cilën tifozët vështirë se do ta kapërdinin dhe për të cilët ishte e paimagjinueshme. Ndaj në 24 orët e fundit, deri në zyrtarizmin e tij te Mançester Junajtid, tifozët e shumtë kanë mbushur rrjetet sociale me kritika e fyerje ndaj lojtarit duke e cilësuar edhe tradhtar.
Një prej tyre, duket e ka marrë aq seriozisht sa nuk ka pritur zyrtarizimin dhe që ditën e djeshme postoi një video teksa digjte fanellën e vjetër që kushte të yllit portugez.
Një video që është bërë virale në rrjetet sociale PAS zyrtarizimit të Ronaldos pikërisht te Mançester Junajtid, pasi ky tifoz praktikisht i kishte vënë flakën një relikeje që tashmë merrte shumë vlerë.