Tollovia e krijuar nga njerëzit në orët e para të mëngjesit në ambulancat specialistike në QKUK, është vlerësuar shqetësuese për përhapjen e virusit COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Ndërsa, pas tollovisë së krijuar, nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë deklaruar se situata e krijuara para ambulancave specialistike në QKUK ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të tërmineve për kontrolle mjekësore.
Nga SHSKUK kanë thënë se kanë angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat.