Futbollisti i Vitesse, Toni Domgjoni ka aplikuar për të marrë pasaportën e Kosovës, që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Mesfushori sot ka aplikuar për pasaportë në Konsullatën e Kosovës në Holandë.
Toni Domgjoni will be the newest arrival of ???????? national team in ⚽️.
Embassy of ???????? in ???????? was honored to receive him for passport application.
Good luck Toni ????@FFK_KS @Dardanet_KS pic.twitter.com/RbEyiJMWNc— Kosovo in Nederland (@KSinNL) October 2, 2021
23-vjeçari tani është futbollisti i skuadrës së Vitesse te Holanda. Mesfushori deri me tani për holandezët është paraqitur vetëm dy ndeshje.
Ndërsa ai tani është ftuar edhe nga Challandesi për ndeshjet e muajit tetor që Kosova i zhvillon në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Katarit “2022” ndaj Suedisë në Solna me 9-të tetor dhe me 12 ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”.
Domgjoni ka lindur në Koprivnica të Kroacisë, ku edhe pikërisht në këtë vend nisi edhe karrierën si futbollist. Po ashtu, ka luajtur për kateogritë e reja të Zvicrës në U-18, U-19, U-20 dhe U-21.