Torres: Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO-së

Torres: Kosova të bëhet anëtare e plotë e NATO-së

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar, duke thënë se një gjë e tillë është e vonuar dhe se Kosova duhet të bëhet anëtare e plotë e NATO-së.

“Më vjen mirë që shoh se Republika e Kosovës po avancohet në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ka kaluar shumë kohë që Kosova jo vetëm të anëtarësohet në asamblenë parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-së”, shkroi Torres në rrjetin social X.

Megjithatë, ai tha se duhet bërë më shumë.

“Mbani mend fjalët e mia se unë do të vazhdoj të përpiqem për anëtarësimin e tyre të plotë në NATO”, shtoi kongresisti. /Gazeta Enigma

Related Articles