Totaj: Prizreni u keqqeverisë nga VV-ja

Totaj: Prizreni u keqqeverisë nga VV-ja

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, u zotua se do të përmirësoj shërbimet publike, duke shtuar se do t’i jep fund keqqeverisjes së kryetarit aktual të kësaj komune, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

Totaj e konsideron veten kandidat shumë serioz për të udhëhequr komunën e Prizrenit në katër vjetët e ardhshme.

“Natyrisht unë e konsideroj veten si kandidat shumë serioz për të udhëhequr komunën e Prizrenit në katër vjetët e ardhshme. Një argument shumë serioz është një keqqeverisje që ka ndodhur në 4 vjetët e fundit në Prizren por njëkohësisht edhe një program i cili bazohet në nevojat e këtij qyteti të cilat kanë mbetur pa u plotësuar deri më tani. Ne kemi punuar në një program përmbajtjesor serioz i cili është në përfundim e sipër. Para fillimit të fushatës do të jetë i gatshëm dhe ka disa pika kryesore. Kemi program për përmirësimin e gjendjes së infrastrukturës në komunën e Prizrenit, por edhe sa i përket cilësisë arsimit apo menaxhimit të shkollave, përmirësimit të shëndetësisë. Në kontakt me qytetarë ne ballafaqohemi me kërkesat të cilat ata i paraqesin. Planet tona do të formohen mbi bazën e kërkesave të cilat vijnë nga qytetarët”, tha Totaj.

Tutje, ai tha për Ekonomia Online se kanë punuar në një program përmbajtjesor serioz i cili do të jetë i gatshëm para fillimit të fushatës zgjedhore.

 “Unë jam i fokusuar në komunën e Prizrenit dhe nuk do të kisha hyrë në vlerësim të asaj për çka e konsiderojë vetën që nuk jam profesionist. Do të isha fokusuar te zhvillimet që kanë ndodhur në Prizren dhe tek ato çka ne mund të ofrojmë më tepër që të bëjmë një përmirësim jo vetëm të shëndetësisë, por gjitha shërbimeve publike në komunën e Prizrenit”.

Related Articles