Tragjedi në Brazil, katër lojtarë të vdekur dhe 29 të lënduar

Tragjedi në Brazil, katër lojtarë të vdekur dhe 29 të lënduar

Katër persona kanë vdekur, përfshirë tre adoleshentë, pasi një autobus që transportonte një ekip futbolli u rrëzua nga një urë 32 metra në Brazil.

29 persona të tjerë u lënduan në aksidentin horror në Alem Paraiba në Brazil, kur shoferi që transportonte ekipin Esporte Clube Vila Maria Helena humbi kontrollin e mjetit.

Viktimat që ende nuk janë identifikuar janë tre adoleshentë të moshës 14-17 vjeç dhe një i rritur, raporton G1.

The accident left four people dead

Ekipi i futbollit ishte duke u kthyer në Duque de Caxias pas një ndeshje për turneun e Kupës Kombëtare Ubaporanga.

Autobusi ra në përrua kur shoferi humbi kontrollin ndërsa ishte në BR-116. Njëzet e katër nga të lënduarit u dërguan në spitalin e Sao Salvador, ndërsa pesë të tjerë u dërguan në Casa de Caridade Leopoldinense, në Leopoldina.

29 people were injured in the accident

Skuadra po kthehej në shtëpi pas një ndeshje futbolli kundër Simonesia të dielën. Ishte i pari në kategorinë nën 18 vjeç dhe nënkampion në kategorinë nën 16 vjeç.

Sipas policisë, ka nisur hetimi për aksidentin, pasi dyshohet se vozitësi nuk i është përshtatur shpejtësisë.

The team was returning home after a football match over the weekend
The bus plunged off a bridge in Além Paraíba

Related Articles