Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me tragjedinë e Gllogjanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është i arrestuar një person, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“VRASJE E RËNDË Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Vrasja e trefishtë në Gllogjan u krye mbrëmjen e 26 nëntorit, rreth orës 19:00./GazetaEnigma/