Tragjedia në autostradë – humb jetën foshnja që u lëndua në vetaksidentin në Mazgit

Tragjedia në autostradë – humb jetën foshnja që u lëndua në vetaksidentin në Mazgit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen, pasi foshnja që ishte lënduar në vetaksidentin e ndodhur disa ditë më parë në autostradën Mazgit – Fushë Kosovë, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Gazeta Enigma mëson se bëhet fjalë për foshnjën me inicialet T.F., rreth një vjeçare e cila ndodhej në automjetin e përfshirë në vetaksidentin e ndodhur më 6 qershor 2026, rreth orës 17:50, në kilometrin e 87-të të autostradës.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, foshnja ka ndërruar jetë në repartin e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, ku po trajtohej që nga dita e aksidentit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.

Sipas informacioneve të deritanishme, automjeti ishte drejtuar nga Albion Rexha rreth 22 vjeç, ndërsa rrethanat që çuan deri te vetaksidenti vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve.

Vdekja e foshnjës e ka shndërruar këtë aksident nga një rast me lëndime në një tragjedi me pasojë fatale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles