Tragjedia në Ferizaj – Gruaja e vrarë ishte 21 vjeç, vllau i saj i plagosur 15 vjeç

Tragjedia në Ferizaj – Gruaja e vrarë ishte 21 vjeç, vllau i saj i plagosur 15 vjeç

Policia e Kosovës ka ndarë detaje të reja mbi rastin që tronditi sot Ferizajn, ku një person vrau një grua dhe plagosi një tjetër person.

Sipas policisë, i dyshuari V.A, 36 vjeçar, brenda Qendrës për Punë Sociale, në katin e parë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.

Viktima, E.C, 21 vjeçare, nuk iu bëri ballë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vendin ku ndodhi incidenti.

Ndërkaq, plagë trupore mori 15 vjeçari D.C, i cili u dërgua për mjekim në Emergjencën e Ferizajt.

Ekipet e policisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasojë një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore.

Hetuesit dhe krim teknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes

Related Articles