Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku si pasojë e një aksidenti në komunikacion ka humbur jetën një 29-vjeçar (i lindur në vitin 1997).
Viktima e këtij aksidenti tragjik është tiktokeri i njohur Laurent Krasniqi. Ai pësoi vetëaksident duke u rrëzuar nga motori gjatë lëvizjes.
I riu është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në QKUK, ku ekipi kujdestar mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbajtur në jetë.
Burime të Prive By LS konfirmojnë, si pasojë e lëndimeve të rënda të marra, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
