Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku një veturë ka goditur për vdekje një vajzë të mitur.
Sinjali mëson se viktima është Blerta Aliu, 17-vjeçare.
E ndjera nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, i njëjti më pas ëhstë dorëzuar në stacion policor dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.