Trajkoviq: Po qeshja derisa i shikoja anëtarët e rinj të Listës Serbe duke bërë betimin para Albin Kurtit me kokën ulur

Trajkoviq: Po qeshja derisa i shikoja anëtarët e rinj të Listës Serbe duke bërë betimin para Albin Kurtit me kokën ulur

Deputetët e rinj të Listës Serbe sapo kanë dhënë betimin në parlamentin e Kosovës, që praktikisht nënkupton kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe përfaqësuesja e Iniciativës Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Rada Trajkoviq, thotë për Nova.rs se deputetët e Listës Serbe janë kthyer në Kuvend nga frika se ajo do të kishte zënë vendin e tyre dhe se presidenti, Aleksandar Vuçiq kapitulloi para saj.

Më pak se dy javë pasi anëtarët e Listës Serbe u larguan nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, dhe të gjithë serbët me shembullin e tyre u larguan nga institucionet zyrtare, sot deputetët e rinj të Listës Serbe erdhën në Kuvend të paparalajmëruar dhe morën betim.

Është interesante se në të gjitha këto zhvillime rastësisht në Kuvendin e Kosovës ka hyrë Rada Trajkoviq, përfaqësuese e Iniciativës Qytetare për Liri, Kthim dhe Mbijetesë.

Në një prononcim për Nova.rs, ajo thotë duke qeshur:

“Epo po qesh shumë, këtu po i shikoj anëtarët e rinj të Listës Serbe duke bërë betimin para Albin Kurtit me kokën ulur. Kështu që sapo dëgjuan se mund të hyja në parlament, vrapuan të ktheheshin, që të mos ndodhte. Kështu e kam nokautuar këtë Vuçiqin, ai u mund plotësisht. Vuçiq është një leckë e zakonshme”, thotë Trajkoviq.

Related Articles