Trajkoviq: Vajza ime u ndalua nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit

Trajkoviq: Vajza ime u ndalua nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit

Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se vajza e saj është ndaluar në Aerportin e Serbisë nga policia kufitare serbe.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se kjo e tejkalon çdo masë.

“Vajza ime, e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në Aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare”.

“Kjo tashmë kalon çdo masë!”, ka deklaruar Trajkoviq.

Related Articles