Trajneri gjerman refuzon stolin e Kosovës

Trajneri gjerman refuzon stolin e Kosovës

Trajneri gjerman, Christoph Daum, ka refuzuar pozitën e trajnerit te kombëtarja e Kosovës në futboll.

Në një intervistë për “Pfalz-Echo.de”, Daum tha se mori një ofertë për të qenë trajner i Kosovës, por ai e refuzoi atë.

“Së fundmi kam marrë një ofertë nga Kosova për t’u bërë trajner i kombëtares, gjë që do të kishte qenë interesante, por si kërkesat nga Holanda dhe Belgjika, unë e refuzova”, tha Christoph Daum.

“Kam një pozitë të famshme që nuk më nevojitet më shumë dhe jam i vetëdijshëm që me përvojën time mund të jem një ndihmë e vlefshme për disa klube për të arritur objektivat që kanë vendosur”.

“Por vetëm të kesh një punë dhe të mbash një ekip në ligë – që sigurisht është një objektiv i rëndësishëm – nuk është më sfida e duhur për mua”, shtoi tekniku gjerman.

Me pak fjalë, trajneri 68 vjeçar deshi të tregoi se nuk ishte i bundur me ofertat që ka marrë në kohën e fundit.

Mirëpo, kujtojmë që Daum nuk drejton ndonjë skuadër që nga shtatori i vitit 2017, kur për herë të fundit ishte trajner i kombëtares së Rumanisë.

Përveç kombëtares rumune, në karrierën e tij ai ka drejtuar klube të ndryshme si: Bayer Leverkusen, Koln, Eintracht Frankfurt, Stuttgart, Fenerbahce, Besiktas, etj.

Related Articles