Trajneri i Nantes: Nuk do të ftohen futbollistët që agjërojnë në ditët e ndeshjeve

Trajneri i Nantes: Nuk do të ftohen futbollistët që agjërojnë në ditët e ndeshjeve

Është një rast që po bën bujë në Francë. Trajneri i Nantes, Antoine Kombouare e ka hequr Jaouen Hadjam nga ndeshja e fundit kundër Reims, pasi 20-vjeçari algjerian refuzoi të prishte Ramazanin në ditën e ndeshjes.

“Ishte zgjedhja e tij, unë e respektoj atë. Nuk është një dënim, por një procedurë që duhet ndjekur. Gjatë javës nuk ka probleme, i mbështes në çdo gjë që është e nevojshme, e dimë që nuk është një periudhë e lehtë për ta. Por në ditët e lojës ju nuk mund të agjëroni dhe kushdo që e bën këtë nuk do të thirret. Nuk dua që ata të lëndohen”, tha trajneri francez.

L’Equipe shpjegon se mbrojtësi i majtë pranon të prishë agjërimin vetëm në ndeshjet si mysafir, kështu që, duke gjykuar nga kalendarët e ekipit, ai do të mund të luajë sërish vetëm në datën 16, në shtëpinë e Rennes.

Related Articles