Trajneri i Sivasspor tregon se kur do të udhëtojnë në Kosovë, flet për ndeshjen ndaj Ballkanit

Trajneri i Sivasspor tregon se kur do të udhëtojnë në Kosovë, flet për ndeshjen ndaj Ballkanit

Riza Çalimbay ka dhënë deklaratën e parë pas ndeshjes që Sivasspor fitoi në transfertë 0-2 kundër Basaksehir.

Trajneri turk foli më shumë rreth ambicieve të klubit: “Objektivi ynë është që të ecim sa më shumë në Conference League ashtu sikur edhe në kampionat.”

Më pas ai foli rreth agjendës së skuadrës dhe se kur do të udhëtojnë në Kosovë: “Sonte do të qëndrojmë këtu dhe pastaj do të arrijmë në Kosovë të mërkurën në mëngjes. Atë ndeshje që e kemi (ndaj Ballkanit) do të përpiqemi që të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundur.”

Krejt në fund ai kritikoi tifozët për fishkëllimat që ua kanë drejtuar lojtarëve pas humbjes ndaj Ballkanit me rezultat 3-4 të enjtën e javës së shkuar.

“Ne blejmë lojtarët që mundemi dhe asnjëherë ata që dëshirojmë. Këto janë mundësitë buxhetore. Edhe tifozët duhet ta kuptojnë këtë gjë dhe të kenë më shumë konsideratë. Ata duhet ta mbrojnë më shumë skuadrën”, theksoi ai, raporton Futbollikosovar.net.

Fitorja e sotme në kampionat për Sivassporin ishte e para. Ndeshja kundër Ballkanit luhet këtë të enjte në “Fadil Vokrri” me fillim në ora 21:00. Ballkani kryeson me 4 pikë në grupin I të Conference League, por të njëjtat pikë ndajnë edhe klubet tjera.

Related Articles