Trajneri i Trepçës ’89 thotë se është mëkat që nuk fituan ndaj Llapit

Trajneri i Trepçës ’89 thotë se është mëkat që nuk fituan ndaj Llapit

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë që skuadra e tij e ka merituar fitoren dhe se është mëkat që ndeshja u mbyll baras.

Llapi dhe Trepça ’89 të shtunën në stadiumin “Zahir Pajaziti” barazuan me rezultatin 2:2, por sipas Idrizit, skuadra e tij meritoi fitoren. Megjithatë, ai ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve.

Është barazimi i dytë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

“Është mëkat që humbëm dy pikë të tjera. Njësoj si në ndeshjen e parë ndaj Dritës. Jam i kënaqur me angazhimin dhe vullnetin e këtyre lojtarëve, por për fat të keq, largohemi me një pikë. Ky është futbolli. Presioni i Llapit e bëri të veten, por jam i kënaqur me lojtarët dhe me angazhimin e tyre. Nëse vazhdojmë në mënyrë të tillë do të kemi suksese. Jemi pa disfatë që nga muaji mars”, theksoi Idrizi pas ndeshjes.

Related Articles