Transportuesit nga Lugina e Preshevës dënohen nga Ministria e Liburn Aliut (Dokument)

Transportuesit nga Lugina e Preshevës dënohen nga Ministria e Liburn Aliut (Dokument)

Transporuesit nga Lugina e Preshevës këtë të hënë janë dënuar nga Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, pasi që nuk kanë pasur leje të transportit nga vendet e treta, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Sipas drejtuesëve të kompanisë “Ilirija”, një leje të tillë nuk mund ta marrin sepse nuk ka marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë.

Kompania nga Presheva ankohet se po gjobiten vetëm te Dheu i Bardhë dhe në Han të Elezit, por jo edhe transportuesit që hyjnë nga pikat veriore dhe në Merdare. Përndryshe, vet ministri Aliu është me prejardhje nga Presheva.

Postimi i plotë:

Siç po i shihni edhe në foto, janë dy Denimet, që na u kanë shqiptuar sot më datë 17.01.2022, në pikën kufitare/terminalin DHEU I BARDHË, nga Inspektoriati i Ministris së Infrastrukturës. Për LEJE TË TRANSPORTIT NGA VENDET E 3ta, e që këtë leje nuk mund të e sigurojm, sepse nuk ka marrëvshje bilaterale për këto lloj leje transporti, në mes shteteve të R. Kosovës dhe të Serbis.

Kompania jonë, me seli në PRESHEVË, vepron me transport ndërkombëtar (Export dhe Import) në relacionet: Kosovë – Gjermani, Zvicerr, Belgjikë, Holandë e Turqi dhe anasjelltas.

99% TË PUNËS TRANSPORTUESE E KEMI ME Rep. E KOSOVËS, DUKE E DITUR POZITËN TONË NË SERBI.

Për ne është e papërballueshme kjo shumë e denimeve të paguhet, dhe ngarkimet që i kemi të realizuara dhe të planifikuara për klientët nuk kemi mundesi të i realizojm deri në momentin që të i sigurojm këto leje, apo të na hiqen denimet në fjal.

Këto denime momentalisht janë duke u shqiptuar vetëm në pikat kufitare DHEU I BARDHË dhe në ELEZ HAN. Aty ku frekuentojn më së shumti kompanit transportuese shqiptare. Ka edhe tjera kompani që ju kanë shqiptuar këto denime./Gazeta Enigma/

Related Articles