Tre kosovarë rrëmbjen tri çmimet e para për matematikë në Olimpiadën Ndërkombëtare

Tre kosovarë rrëmbjen tri çmimet e para për matematikë në Olimpiadën Ndërkombëtare

Ka përfunduar me sukese për ekipin e Kosovës Olimpiada e 28-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë – IMC 2021.

Ekipi i Kosovës fitoi një Çmim të Parë (Medalje të Artë), një Çmim të Dytë (Medalje të Argjendtë) dhe një Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë).

Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës Arben Ajredini ka fituar Çmim të Parë (Medalje të Artë). Studenti i Departamentit të Matematikës në Universitetin e Prishtinës Duart Nishefci ka fituar Çmim të Dytë (Medalje të Agjendtë), ndërsa studenti tjetër i Departamentit të Matematikës Andi Sejdiu ka fituar Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë).

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës.

“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze. Shoqata e Matematikanëve të Kosovës falënderon udhëheqësit e ekipit të Kosovës: Armend Shabanin dhe Valmir Krasniqin për kontributin profesional të dhënë për ekipin e Kosovës në IMC 2021!”, thekson komunikata e kësaj shoqate.

Related Articles