Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë për mediat vendase ka konfirmuar se në tri shkolla në Serbi, nxënësit kanë bërë lista të nxënësve që do të vrasin, raporton Gazeta Enigma.
Të gjithë ata janë ndaluar së bashku me prindërit e tyre dhe janë denoncuar nga nxënësit dhe prindërit e tjerë.
Një nga tre shkollat është shkolla “Despot Stefan Lazareviç” në lagjen Mirijeva e Beogradit dhe nëna e njërit prej nxënësve i dërgoi një letër nga administrata e shkollës mediave serbe, duke komentuar se prindërit janë të mërzitur dhe se shumë nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.
Siç tha ajo, u strehua me familjen e saj në një shtëpi verore jashtë Beogradit.
“Ju bëj me dije se në datën 08.05.2023, në orët e mëngjesit gjatë orës së 4-t, një nxënës i shkollës sonë ka bërë një listë të nxënësve, të cilët dëshiron t’i vrasë. Për ngjarjen jemi njoftuar nga mësuesja e lëndës e cila ka sjellë nxënësin në zyrën e drejtorit. Menjëherë thirrëm policin e shkollës dhe nxënësi u intervistua në prani të pedagoges, nëndrejtoreshës dhe drejtorit të shkollës”, thuhet në letrën që ka marrë nga prindërit.
Listat janë bërë edhe nga dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore Bora Stankoviç në Vozhdovc, si dhe një nxënës nga një shkollë në Bajina Bashta.