Tre nxënësve u gjenden tri thika në një shkollë të Gjakovës

Tre nxënësve u gjenden tri thika në një shkollë të Gjakovës

Tre nxënës në një shkollë në Gjakovë, dy prej tyre të mitur iu janë gjetur tri thika pas kontrollimit nga sigurimi i shkollës, shkruan Gazeta Enigma.

Thikat janë konfiskuar nga policia e Kosovës dhe të tre janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.

 “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (dy të mitur) nxënës të shkollës, pasi që gjatë kontrollit të tyre nga sigurimi i shkollës, u janë gjetur dhe konfiskuar tri thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles