Tre persona ia grabisin postierit veturën, dy telefonat dhe paratë

Tre persona ia grabisin postierit veturën, dy telefonat dhe paratë

Tre persona kanë grabitur nën kërcënim të armës një postier në fshatin Ballaban të Prishtinës, përderisa ky po kryente punën e tij.

Të dyshuarit ia morën postierit veturën, dy telefonat si dhe të holla, pasditen e së shtunës.

Pas hetimeve nga policia, vetura është gjetur dhe iu është kthyer viktimës.

Ndërkohë, të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, njofton policia.

/Gazeta Enigma/

Related Articles