Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 20:05, në rrugën “Agim Ramadani”.
“…Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur”, thuhet në njoftim.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
