Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Gazetën “Enigma” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Gjilan, ka ndodhë një vet aksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi ajo.
Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.