Para pak çastesh u raportua se në Viti, pas një përleshje mes disa personave katër prej tyre mbetën të lënduar, shkruan Gazeta Enigma.
Tre prej tyre janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, kurse njëri nga të lënduarit është transferuar në QKUK, për shkak të lëndimeve trupore.
Lajmin për Gazetën Enigma, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persoana. Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë “, tha Hashani.
Ndërkohë që Hashani theksoi se edhe dy persona të tjerë janë në kërkim nga policia e Kosovës.
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestur tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim, për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan”, përfundoi Hashani për Enigmën.