Tre të lënduar në aksidentin ndërmjet një veture dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Pejë

Tre të lënduar në aksidentin ndërmjet një veture dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Pejë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident ndërmjet një veture dhe nj autobusi në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Enigmën e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rexhepi.

Ajo ka treguar se lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse.

Related Articles