Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura.
Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshire dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Enigma/