Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me COVID në Kosovë

Tre të vdekur dhe 257 raste të reja me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar tri vdekje nga COVID në Kosovë.

Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219 mijë e 502.

Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 57./Gazeta Enigma/

Related Articles