Në tre vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ka arsye të fuqishme që të jetë krenarë me të gjitha të arriturat e deritanishme të FSK-së.
Mehaj nërmjet një postimi një postimi në Facebook ka thënë se do të vazhdojnë rrugëtimin përpara drejt realizimit të vizionit për ushtrinë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike dhe moderne.
“Sot, në trevjetorin e miratimit të pakos ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së krahas themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme duke qenë të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë”.
“Gëzuar bashkë me SHBA-në, aleatin tonë të pazëvendësueshëm që njohu dhe mbështeti deri në fund vullnetin tonë për ushtrinë që kemi. Gëzuar bashkë edhe me gjithë aleatët tjerë! Vazhdojmë rrugëtimin përpara drejtë realizimit të vizionit tonë: Ushtrinë tonë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Enigma/