Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur sot, rreth orës 13:30 në fshatin Shtrubullovë në Drenas.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët kanë marrë tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo.
