Këtë të diel ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 12:35 në fshatin Stupe të Klinës, mes trenit dhe një veture, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lendime trupore.”, tha Rugova. /Gazeta Enigma/