Trepça ’89 ngrinë numrin 15 në nder të Erion Kajtazit

Trepça ’89 ngrinë numrin 15 në nder të Erion Kajtazit

Futbollistit mitrovicas, Erion Kajtazi sot iu dha lamtumira e fundit.

Mes lotëve e dhimbjes, 17-vjeçari u varros sot në fshatin Zasellë.

Në varrim morën pjesë numër i madh i qytetarëve, miq, familjarë, përfaqësues të institucioneve e futbollist.

Pjesë e ceremonisë së varrimit ishin edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ai i Bujqësisë, Faton Peci, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, si dhe ai i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Presidenti i Trepçës ’89 Abedin Zeka ka bërë ditur se numri 15 te klubi mitrovicas do të ngrihet në nderim të Kajtazit dhe nuk do të vishet nga asnjë lojtarë për sa të ekzistoj ky klub, raporton Gazeta Enigma.

Kajtazi vdiq dje pas një ataku kardiak që pësoi në fushë teksa po luante ndeshjen kampionale të juniorëve mes AN dhe Trepçës ’89.

Nga njerëzit e futbollit në Mitrovicë dhe jo vetëm, Kajtazi cilësohej si njëri prej lojtarëve me premisat më të mëdha për të depërtuar në futbollin evropian.

Related Articles