Trepça e mposht Yllin, ia prish serinë prej 15 ndeshjeve rresht me fitore

Trepça e mposht Yllin, ia prish serinë prej 15 ndeshjeve rresht me fitore

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat të ngushtë 69-67, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja e zhvilluar në sallën “Minatori”, në Mitrovicë, filloi me ritëm të lartë, ku vendasit e fituan çerekun e parë me rezultat 20-14, teksa çereku i dytë u mbyll baras 21-21.

Në çerekun e tret, mysafirët u kthyen në lojë përkohësisht, duke e fituar me rezultat 16-12.

Çereku i fundit ani se u mbyll baras 16-16, në fund fitorja i takoi mitrovicasve, me rezultatin përfundimtar 69-67.

Andrew Gordon, ishte më i dalluari në ndeshje me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime.

Ylli edhe pas humbjes mbetet në pozitën e parë me 15 fitore dhe pesë humbje, teksa Trepça në vendin e katërt me 11 fitore dhe 9 humbje.

Related Articles